Flash News

KRYESORE

Pa asnjë projekt muzikor dhe larg rrjeteve sociale, Valdrin Sahiti tregon se çfarë po ndodh me Elvanën

Elvana Gjata ka bërë një tjetër "largim" po ndoshta "detox" nga rrjetet sociale. Këngëtarja njihet për këto shkëputjet e herëpashershme.  Që kur nuk fitoi "Festivalin e Këngës në RTSH", Elvana ka qëndruar shumë larg rrjeteve sociale dhe jetës publike. Këtë vit, bie në sy edhe mungesa e saj në tregun muzikor, kur projektet e kolegëve të saj reja janë të shumta. Kështu, të gjithë po pyesim se ku ka humbur Elvana? Dhe më në fund doli dikush që foli rreth saj.  Bëhet fjalë për mikun e saj Valdrin Sahitin. I ftuar në “Në kurthin e Piter Pan”, stilisti u pyet edhe për Elvanën.

“Ku është Elvana, nga bëhet?” – pyeti njëri nga fëmijët e emisionit.

“Sigurisht që e di se ç’po bën Elvana. Ajo është mikesha ime. Sa herë që Elvana “humb”, ka një gjë të madhe për të prezantuar” – tha Valdrini, duke lënë të kuptohet se këngëtarja e njohur e skenës, tashmë ka projekte të reja e të mëdha për të prezantuar.

Të fundit