Flash News

KRYESORE

Pa fjalë të mëdha dhe deklarata ‘bombastike’, kandidatja demokrate në Korçë bën një prezantim origjinal dhe të sinqertë

Pa fjalë të mëdha dhe deklarata ‘bombastike’,

Ashtu siç pritet nga një profesoreshë e nderuar, Valentina Duka, kryesuesja e listës së PD-së në Korçë, është prezantuar përpara qytetarëve të saj në mënyrë shumë origjinale dhe të sinqertë.

Duka e ka nisur fjalimin me kujtime nga fëmijëria e saj në qytetin e kulturës shqiptare.  

“Dua të falenderoj nga ky shesh ku kam luajtur me top dhe me biçikletë të marrë me qira, zotin Basha, këtë mikun tim universitar dhe politik që më bëri pjesë të ekipit fitues të zgjedhjeve të qershorit 2017. Qytetarë të dashur me përulje kërkoj votën tuaj, kërkoj votën e mësuesve, të të rinjve, të kolegëve të universitetit, të punëtorëve dhe ju premtoj se do të jem një zë dinjitoz në Parlament në mbrojte të zërit tuaj”, u shpreh Valentina Duka.

Duka akuzoi kryeministrin Edi Rama se përveç investimeve të ‘Rilindjes Urbane’, qeveria nuk ka bërë asgjë për zhvillimin ekonomik të Korçës. Kandidatja demokrate tha se në rrugicat e Korçës mund të dallosh varfërinë e qytetarëve, por kjo situatë sipas Dukës do të ndryshojë me ardhjen në pushtet të PD-së.

Të fundit