Flash News

KRYESORE

Pa flamuj të Kosovës, mbushet me protestues sheshi “Skëndërbej”, Albin Kurti: Jemi më të zemëruar se kurrë

Pa flamuj të Kosovës, mbushet me protestues sheshi

Ashtu siç ishte lajmëruar në orën 14:00 ka nisur marshimi i protestuesve në sheshin Skënderbej në Kosovë.

Kreu Lëvizjes së Vetëvendosjes, Albin Kurti i cili kundërshton korrigjimin e kufijve Kosovë-Serbi, u prit me duartrokitje nga protestuesit, të cilët u mblodhën në shesh me flamurin kuq e zi dhe jo atë të Kosovës.

Protestuesit mbanin në duart parrullat si: “Me hajna nuk ka shtet”, “Albin Kurti”, “Luginën e duam sa Prishtinën”, ”Demokraci”. Me flamurin  shqiptar, protestuesit kundërshtojnë në formë të prerë idenë e presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, për shkëmbim territoresh apo ndryshimin e tyre me Serbinë.

“Ne jemi të zemëruar si rrallë herë më parë, por jemi të bashkuar si rrallë herë më parë. Pavarësia është dashur të jetë për qytetarët dhe jo për pushtetarët. Qeveria po na rritet e shtetit po na zvogëlohet, prandaj populli duhet të ngrihet. Kosova është e kapur, sepse po bashkëpunojmë me okupatorët. Prej adoleshentëve e deri tek prokurorë po largohen nga vendi. Ne jemi këtu në shesh, sepse duam që ato nuk duhet të jenë në pushtete’, u shpreh Albin Kurti.

Të fundit