Flash News

KRYESORE

Pa kaluar në ‘sitën’ e Vetingut, jep dorëheqjen prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme

Pa kaluar në ‘sitën’ e Vetingut, jep dorëheqjen

Prokurori Petrit Fusha jep dorëheqjen, duke dalë në këtë mënyrë nga radhët e sistemit të drejtësisë.

Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, i cili aktualisht ishte prokuror në institucionin qendror të akuzës, e ka paraqitur dorëheqjen pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pritet që shkalla e parë e vettingut të ndërpresë procesin e rivlerësimit për Fushën, ndërkohë që ai po vetohej me përparësi për shkak të funksionit si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Për të, KPK nuk kishte caktuar datën e seancës dëgjimore publike.

Fusha thotë se koha në të cilën jetojmë është e ngarkuar me fenomene të drejta e të padrejta ndaj ka zgjedhur të përdorë përvojën në një aktivitet tjetër.

“Pas 32 viteve pune në shërbimin e Prokurorisë, çmoj se përvojën që kam mund ta përdor në dobi të një aktiviteti tjetër me më pak ngarkesë.

Koha në të cilën po jetojmë është tejngarkuar me ngjarje e fenomene të drejta e të pa drejta. Një profesionist në moshën time natyrshëm zgjedh me maturi vendin se ku mund të kontribuojë më mirë.

Ndaj gjykova se Prokuroria nuk është më vendi ku unë mund të shërbej me përvojën 32-vjeçare. Një përvojë e akumuluar tashmë nga procese hetimore e gjykimi të çdo lloj çështje e niveli.

Në këto kushte ju paraqes sot dorëheqjen time nga detyra e Prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe nga shërbimi i Prokurorisë”, thuhet në dorëheqjen e prokurorit Fusha.

Të fundit