Flash News

KRYESORE

'Pa kishat hapur, por me Zotin pranë', politikanët urojnë Pashkët Ortodokse

'Pa kishat hapur, por me Zotin pranë', politikanët

Besimtarët ortodoksë në gjithë botën, kremtuan në mesnatë ringjalljen e Krishtit në meshën e Pashkëve, edhe pse këtë vit jo si herët e tjera.

Nëpër katedralet ortodokse, besimtarët nuk ishin të pranishëm për shkak të izolimit, e në mungesë kanë ndezur qirinj në ballkonet e shtëpive.

Festa vazhdon edhe sot me drekën tradicionale, por që do të kremtohet vetëm mes familjarësh të ngushtë, pasi e edhe e diela e sotme na gjeti në ‘shtetrrethim’.

Në këtë vigilgjje nuk kanë munguar urimet e politikanëve shqiptarë. Meta, Rama, Basha, Ahmetaj kanë postuar mesazhet përkatëse në rrjetet sociale, ku urojnë më shumë begati, shëndet e shpresë.

Një orë para mesnatës, ka uruar kryeministri Rama.

Në këtë kohë të çuditshme tempujsh të kyçur, vijnë edhe Pashkët Ortodokse, pa kishat hapur por me Zotin pranë çdo familjeje që sonte feston GËZUAR PASHKËT”, shkruan Rama në Facebook.

Një urim i gjatë vjen nga Presidenti Meta, me theksin te shpresa mbi situatën e pandemisë.

Ministri Arben Ahmetaj ka uruar shkurt:

Ndrërsa kreu demokrat Lulzim Basha, ka postuar foton e vezëve, simbolit të Pashkës, në formë lepurushi, të përgatitura nga vajzat e tij, me urimin:

Të fundit