Flash News

KRYESORE

Pa logo partie, por me flamurin shqiptar; Kryemadhi dhe protestuesit e LSI-së bashkohen para Kryeministrisë

Rreth 40 minuta pas  orarit zyrtar të protestës, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi bashkë me mbështetës të kësaj force politike i janë bashkuar protestës së opozitës të bashkuar para Kryeministrisë.

Ndyshe nga PD e cila ka zgjedhur të mbajë në protestë flamuj të kësaj force politike, Kryemadhi dhe simpatizantët e LSI-së kanë vënë simbolin e flamurit shqiptar në xhupat e tyre.

Të rinjtë e LRI mbajnë veshur bluza me mbishkrimin “Rama Ik”. Ky mbishkrim është me material fosforeshent dhe i dukshem gjatë mbrëmjes.

Të fundit