Flash News

KRYESORE

Pa mandate/ Arta Dade në krah të opozitës: Partia Socialiste agravoi më keq situatën

Pa mandate/ Arta Dade në krah të opozitës: Partia Socialiste

Ish-ministrja e Jashtme, njëherësh ish-deputete e Partisë Socialiste, Arta Dade mbështet vendimin e opozitës për djegien e mandave, si e vetmja rrugë për të shpëtuar të ardhmen e vendit.

Në emisionin ‘Mbrëmje Ide’ në Abc News, Dade thekson se mazhoranca në vend që të qetësonte situatën, bëri të kundërtën duke e agravuar më tej atë.

“Ata janë kapur me mjeshtëri pas disa përgjimeve, dhe besoj që çdo opozitë do ta përdorte. Djegia e mandateve nuk ka ndodhur dhe për mua është akt in ekstremis dhe besoj që nuk ka kthim mbrapa tani. Besoj që në politikë mazhorancat janë më të interesuara që të ketë stabilitet në vend. Pikë së pari i takon PS që ta zgjidhë këtë situatë. Kam dhënë mendimin tim, por që u takon socialistëve të vendosin. Nuk shikoj rrugë tjetër që të kemi qeveri të besueshme dhe hap taktik të kryeministrit për të krijuar një qeveri tjetër të PS me njerëz që janë më pak të atakueshëm. Kjo qeveri në vend që t’i shërbente qetësimit të situatës dhe transmetimit të një shprese, apo optimizëm për të vënë gjërat në rrugën e zgjidhjes, por për fat të keq kjo nuk ndodhi”, u shpreh Dade.

Të fundit