Flash News

KRYESORE

Pa muskuj, pa filtra, pa photoshop. Orinda Huta poston foton nga plazhi ashtu siç është në realitet

Pa muskuj, pa filtra, pa photoshop. Orinda Huta poston foton nga plazhi ashtu
Orinda Huta ka postuar një foto në rrjetet sociale (Instagram dhe Facebook), ashtu siç është, pa fshehur apo mbuluar asnjë defekt. Tani, që është dhe periudhë plazhi por edhe me evoluimin e teknologjisë apo dhe mënyrave për të perfeksionuar pamjen e jashtme, është kthyer në një problem për vajzat e reja dhe jo vetëm: që kërkojnë perfeksionin. Imazhet televizive dhe personazhet e njohura influencojnë akoma më shumë këta të rinj teksa tregojnë vetëm anën e tyre më të bukur, pa defekte. Por Orinda, një nga vajzat më të bukura të ekranit, ka vendosur të publikojë një foto ashtu siç është në realitet, duke frymëzuar shumë ndjekës - të cilët e kanë përgëzuar për guximin. Fotoja tregon se barku i Orindës (edhe pse ushtrohet) nuk është aq perfekt, as me muskuj as me absa. Mesazhi është më i thellë se kaq dhe domethënës. Secili nga ne duhet ta pranojë veten si është dhe të mos përfundojë në masa drastike duke dashur të arrijnë perfeksionin - teksa dëmtoni në këtë mënyrë dhe shëndetin tuaj. Pa asnjë "përshkrim" të fotos, duket se Orinda e ka dhënë mesazhin e duhur.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta) on

Të fundit