Flash News

KRYESORE

Pa opozitën PD-LSI, rekord në miratimin akteve në parlament

Pa opozitën, në vitin 2019 pati rekord në miratimin akteve dhe ligjeve. Në totalin e tyre, duke hequr dekretet për shkarkim dhe emërim ministrash, Kuvendi i vitit 2019 miratoi 102 akte ndaj 88 të miratuara në të njëjtën periudhë kohore të vitit 2018.

Sipas raportit të Institutit të Studimeve Politike (ISP) me titull “Parlamenti në kohën e krizës”, theksohet se rritja e numrit të akteve ka ardhur edhe për shkak se debati i gjatë politik dhe parlamentar i vitit 2018 është në nivele më simbolike më 2019 dhe se mazhoranca ka të gjitha votat e nevojshme për të kaluar aktet e saj pa pasur shqetësim për bllokim seance apo protestë nga deputetët e pakicës.

Nga të dhënat e vitit 2019, rezulton se Kuvendi, numrin më të madh të akteve e ka kaluar në muajin korrik dhe maj, 19 dhe 20 akte, ndërkohë që periudha e konfliktit politik me opozitën (janar dhe shkurt) ka numrin minimal të akteve të kaluara.

Të fundit