Flash News

KRYESORE

Pa shenja jete dhe e gjakosur, publikohen pamjet e rralla nga aksidenti i Lady Dianës

23 vite më parë u nda nga jeta Princeshë Diana si pasojë e një aksidenti të rëndë. Princeshë Diana u nda nga jeta në një aksident tragjik me makinë në Paris në 31 gusht 1997, kur ishte vetëm 36 vjeç.

Natën e aksidentit, Lady Diana  ishte në sedijen e pasme të një Mercedes-i S280 me të dashurin e saj, Dodi Al-Fayed, shoferin Henri Paul dhe Trevor Rees-Jones, anëtar i ekipit të sigurisë së Al-Fayed, ulur në vendet e para.

I vetmi që i mbijetoi aksidentit të rëndë ishte Trevor i cili pati dëmtime tepër serioze.

Mediat e huaja kanë rikujtuar edhe njëherë aksidentin e tmerrshëm në Paris, duke sjellë pamje të rralla të të aksidentuarve që ndodheshin në makinë.

E shtrirë në sediljen e pasme, e gjakosur dha pa shenja jete, këto pamje kanë prekur zemrat e miliona njerëzve anekënd botës.

 

Të fundit