Flash News

KRYESORE

Pa shkëlqim dhe me lojtarë të rinjë, Skënderbeu fiton Superkupën e Shqipërisë

Pa shkëlqim dhe me lojtarë të rinjë, Skënderbeu fiton

Skuadra e Skënderbeut ka mundur 3:2 Laçin në ndeshjen e Superkupës së Shqipërisë, e cila u zhvillua në stadiumin Selman Stërmasi në Tiranë.

Ndonëse larg shkëlqimit të dikurshëm dhe me lojtarë kryesisht të rinj si: Teqja, Abazi, Demte, Dita, Grishi dhe Krasniqi, ekipi i drejtuar nga Orges Shehi përmbysi rezultatin 1:0 falë golave të Alitit (54’), Muzakës (68’) dhe Bregut (71’).

Për ekipin kurbinas shënuan respektivisht mesfushori Lushkja (48’) dhe Xhixha në minutën e 84-rt. ‘Superkupa e Shqipërisë’ është një trofe simbolik pasi federata nuk shpërndan asnjë të ardhur për klubin fitues, ndërsa është për tu theksuar fakti se takimi u ndoq nga një numër i vogël tifozësh.

Sfida po ashtu u shërbeu dy klubeve për të parë nga afër gjendjen e futbollistëve, pasi me 18 gusht fillon Kategoria Superiore, aty ky Skënderbeu dhe Laçi pritet të luftojnë për tu renditur brenda tre vendeve të para.

Të fundit