Flash News

KRYESORE

Pa u mbushur 24 orë, Rama i jep shkelmin e parë propozimit për Bashën, mazhoranca merr e vetme vendimin për prokurorin

Pa u mbushur 24 orë, Rama i jep shkelmin e parë propozimit për

Pa u mbushur ende 24 orë nga propozimi që kryeopozitari Lulzim Basha t’i ulej në tavolinë për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, kryeministri Edi Rama i ka dhënë shkelmin e parë mundësisë për negociata.

Pas tre orësh diskutime në Komisionin e Ligjeve, mazhoranca ka votuar në mënyrë të njëanshme projektvendimin për nisjen e procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të ri të Përkohshëm të Republikës.

Deputetët e PD dhe LSI e kundërshtuan këtë procedurë dhe braktisën sallën, ndërsa mazhoranca vijoi me miratimin e projektvendimit.

Për opozitën, zgjedhja e një prokurori të përgjithshëm të përkohshëm është në shkelje të Kushtetutës dhe do i shërbejë mazhorancës për të kapur këtë institucion dhe të ndikojë në dosjet e korrupsionit.

Mazhorana nga ana tjetër shprehet se Adriatik Llallës i ka përfunduar sot mandati dhe Prokuroria nuk mund të qëndrojë pa drejtues deri në krijimin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, përgjegjës për emërimin e kryeprokurorit.

Ish-presidenti Nishani thirrje për Lulzim Bashën: Të mos bjerë në kurthin e Edi Ramës

Të fundit