Flash News

KRYESORE

Pa u shpallur rezultatet përfundimtare, Rama dhe liderët e lindjes urojnë Erdoganin për fitoren

Pa u shpallur rezultatet përfundimtare,  Rama dhe liderët e lindjes

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes linjës telefonike ka uruar presidentin Erdogan për suksesin në zgjedhje, raporton agjencia shtetërore e lajmeve,  Anadolu Agency (AA).

Po ashtu, sipas kësaj agjencie ka bërë Presidenti turk është përgëzuar edhe nga homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiç.

Ndërkohë, Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, u bë lideri i parë i një shteti të Bashkimit Evropian (BE), i cili uroi presidentin Erdoğan për suksesin në zgjedhje. Sipas zyrtarëve, ai uroi presidentin turk përmes linjës telefonike.

Erdoganin e kanë uruar edhe presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, kryetari i Këshillit Presidencial të Bosnjë dhe Hercegovinës, Bakir Izetbegoviq, presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, emiri i Katarit, Tamim bin Hamad al Thani.

Ende nuk janë shpallur rezultatet përfundimtare, por bazuar në ato preliminare, Erdogan do të fitojë në zgjedhjet presidenciale në Turqi që në rundin e parë, pa pasur nevojë për balotazh.

Të fundit