Flash News

KRYESORE

Pa ujë e bukë, turistët bllokohen në humnerën e Thethit, policia bashkëpunon me banorët e zonës

Pa ujë e bukë, turistët bllokohen në humnerën e

Dy turistë të huaj u bllokuan në humnerën e Thethit pasi kishin ngatërruar rrugë. Pas njoftimit se turistët kanë mbetur të bllokuar, Policia ka kërkuar në  vendin e quajtur “Qafa e Vlabonës”, në afërsi të Bjeshkëve të Rragamit.

Dy turistë  F.A., 29 vjeç nga Brazili dhe E. C., 27 vjeçe  nga Zelanda e Re pas kërkimeve nga policia në bashkëpunim me banorët e zonës ka gjetur turistët.

Dy turistët kanë falenderuar Policinë dhe banorët për ndihmën, pasi gjendeshin në kushte të vështira dhe në rrezik për jetën, pa ujë dhe ushqime, si dhe të kërcënuar nga kafshët e egra në atë mjedis ku ndodheshin.

Nuk është hera e parë që turistët humbasin në malet e Thethit; shkak bëhet shpesh dhe mungesa e ‘location’ dhe vështirësia për t’u orientuar.

 

Të fundit