Flash News

KRYESORE

Pa vaksina fëmijët nuk lejohen në shkollë, ligji i ri italian gjobit prindërit

Pa vaksina fëmijët nuk lejohen në shkollë, ligji i ri

Nxënësit në Itali nuk lejohen të shkojnë në shkollë nëse nuk provojnë se janë vaksinuar. Vaksinimi u bë detyrim pas debatit kombëtar mbi këtë temë.

Prindërit rrezikojnë të dënohen me 500 euro nëse i çojnë fëmijët të pavaksinuar në shkollë. Ligji i ri erdhi pasi u rritën rastet e fëmijëve të prekur nga fruthi, por zyrtarët italianë thonë se normat e vaksinimit janë përmirësuar.

Nën ligjin Italian “Lorenzin”, i quajtur kështu pasi ish-Ministri i Shëndetësisë që e ngriti si problematikë tha se fëmijët duhet të jenë imunë ndaj disa sëmundjeve kur të ndjekin shkollën.

Këtu përfshihet vaksina për linë, fruthin, shytat dhe viruse të tjera ngjitëse. Fëmijët deri në moshën 6-vjeçare do të dërgohen në shtëpi nëse paraqiten në kopësht pa prova vaksinimi.

Ndërsa të tjerët më të rritur nuk do ndalohen që të shkojnë në shkollë, por prindërit e tyre do gjobiten me 500 euro.

Të fundit