Flash News

KRYESORE

Pa veshje të shtrenjta dhe pa grim, deputetët takohen online

E ënjtja parlamentare përveç debateve në kuvend, komentohej edhe për “pasarelen” e deputetëve, veshjet e shtrenjta, çantat Prada apo edhe kombinimet që bënin me apo pa shije.

Por pandemia e COVID-19, ashtu si shumë të tjerë – në gjithë botën – ka lënë brenda dhe deputetët tanë, të cilët takimet po i zhvillojnë online.

“ABC Neës” ka siguruar këto foto që vijnë nga testet që Komisioni i Ligjeve, ai i Jashtëm, i Sigurisë, dhe ai i Shëndetësisë, ku deputetët kanë provuar sistemin që do të përdorin në ditët e ardhshme për të zhvilluar mbledhjet e punës.

Në to shohim Mimi Kodhelin, Eglantina Gjermenin, Ramë Lalën, Evis Kushin pa makijazhin dhe paraqitjen e kujdesur që kanë në daljet publike!

Komisioni i Ekonomisë do të jetë përgjegjës për aktin normativ për ndryshimet buxhetore që krijojnë një paketë 12 miliardë lekësh për të ndihmuar ekonominë e prekur nga coronavirusi.

Ndërsa Komisioni i Ligjeve dhe ai i Shëndetësisë, do të shqyrtojnë aktet normative që përmbajnë sanksionet ndaj shkelësve të karantinës apo ndalimqarkullimit.

Të fundit