Flash News

KRYESORE

Pa vulë dhe pa numër protokolli, “dokumenti” që mban të bllokuar studentët tek Inxhinieria

Studentët vijojnë ende ngujimin në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, aty ku edhe janë të bllokuar nga policia private.

Përfaqësuesit e qeverisë në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe atij të Arkitekturës kërkojnë ndërhyrjen e policisë private për të nxjerrë jashtë studentët e ngujuar me shkresa informale. Dokumenti nuk ka as numër protokolli, as vulë.

Në bazë të shkresës së firmosur nga administratorët e këtij fakulteti, policia nuk do të lejojë hyrje-daljet e studentëve nga godina.

Administratorët shtojnë se shkresa do të niset pa vulën dhe numrin e protokollit, pasi është ditë pushimi dhe nuk është në punë punonjësi.

Të fundit