Flash News

KRYESORE

"Paanshmëria garantohet nga mazhoranca", Meta "shuan" spekulimet, flet për përzgjdhjen e kreut të KLSH-së

"Paanshmëria garantohet nga mazhoranca", Meta "shuan"

“Në postin e kreut të KLSH-së do të jetë një person që garanton paanshmërinë dhe kjo në këtë rast garantohet nga mazhoranca”, kështu është shprehur presidenti Meta. Gjatë një prononcimi për mediat ditën e sotme, pyetjes se nëse mazhoranca do ta rrëzonte propozimin e katërt të tij, Meta është shprehur se do të respektojë Kushtetutën.

PS po bënë para me propozimet për kreun e KLSH-së dhe ju keni në dorë vetëm ta ktheni pas njëherë? Çfarë do bëni për këtë?

Meta: Ky nuk është shqetësimi im. Shqetësimi im është që koha po kalon, dhe 15 pikat duhet të përmbushen. Për kreun e KLSH unë jam udhëhequr dhe udhëhiqem nga ajo fuqi qe më jep kushtetuta, parimi i kontrollit dhe balancës. Dua të shuaj çdo spekulim apo thashetheme për të ardhme dhe në ketë aspekt. Unë vlerësoj shumë kandidat nga ana profesionale që mund të jenë anëtarë të mazhorancës apo edhe administratës, dhe që kanë shprehur dëshirën e tyre për këtë post. Por, dua t’jua bëj të gjithve të qartë që kreu i KLSH duhet të jetë një person që të garantoj paanshmërinë dhe kjo në këtë rast garantohet nga mazhoranca aktuale. S’ka për faktin se janë socialist.

Të fundit