Flash News

KRYESORE

Pabarazia ekonomike/ Milionerët e botës zotërojnë gati gjysmën e pasurisë globale. Cili vend qëndron në krye

Hendeku mes të pasurve dhe pjesës tjetër të popullsisë është nga temat më të nxehta për debat.

Një studim i fundit publikuar nga CNBC ka dalë në përfundimin se numri i milionerëve në botë u rrit në rreth 47 milionë gjatë vitit të kaluar dhe ata tani zotërojnë gati gjysmën e pasurisë së botës.

Ky numër u rrit me 1.1 milion nga mesi i 2018 deri në mesin e vitit 2019, sipas Raportit Global të Pasurisë nga Credit Suisse. 46.8 milion milionerët e botës zotërojnë 158.3 trilion dollarë. E përkthyer ndryshe kjo shifër shkon në 44 përqind të pasurisë totale të botës, raporton Atlasi.al.

SHBA mbajnë numrin më të lartë të milionerëve në botë.675,000 milionerë të rinj u shtuan në SHBA gjatë vitit të kaluar.Japonia u shtua me 187,000 të tillë, ndërsa Kina u shtua me 158,000 milionerë të rinj.Humbësi i milionerëve rezulton Australia me 124,000 të tillë. Shifra ka rënë në 1.2 milion.

Përqendrimi i pasurisë në duart e një pakice ka ngjallur debat në rradhët e kandidatëve demokratë për zgjedhjet presidenciale amerikane. Elizabeth Warren dhe Bernie Sanders kanë propozuar një taksë pasurie për këtë qëllim. Sipas propozimit të tyre, ata do të vendosnin një taksë mbi aktivet dhe kursimet e akumuluara, sesa thjesht mbi të ardhurat.

Pavarësisht kësaj, siç theksohet edhe nga raporti, gjysma e poshtme e popullsisë botërore përbën më pak se 1% të pasurisë globale dhe 90% e popullsisë së rritur,  rreth 4.5 miliardë persona, zotërojnë vetëm 18% të pasurisë globale.

Sipas raportit pabarazia vijon të pësojë prirje drejt rëndies për shkak se klasa e mesme po fiton prioritet.

Burimi: CNBC

Të fundit