Flash News

KRYESORE

Paç fatin e Kim Kardashian, shtëpia e saj e vetmja që i ka shpëtuar zjarrit në Kaliforni

Prej një jave, në Kaliforni situata është kaotike për shkak të zjarreve që kanë pushtuar vendin dhe kanë shkaktuar 80 të vdekur deri tani dhe më shumë se 1000 persona rezultojnë të humbur.

Kjo është dhe një nga zonat ku jetonin vipat e Hollywood-it, si Miley Cyrus, Liam Hemsworth, Gerard Butler e të tjerë, shtëpitë e të cilëve janë shkrumbuar.

Në këtë zonë jetonin edhe familja Kardashian-West, por nga pamjet e fundit nga ajri, dallohet qartë se shtëpia e Kim Kardashian ka shpëtuar mrekullisht nga zjarret. Në këto pamje shihet se si shtëpia e tyre 60 milionë dollarëshe ka shpëtuar për fije të flokut por e gjitha kjo nuk ka qenë dhe aq fat. Kjo pasi çifti kanë punësuar një skuadër private zjarrfikësish të cilët kanë ndikuar në këtë rezultat.

Të fundit