Flash News

KRYESORE

Pacolli për vizitë pune në Paris, nuk humbet mundësinë të takohet me Kadarenë

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli ndodhet për një vizitë pune më Paris të Francës, ku është takuar me ministren për Çështjet Evropiane, Nathalie Loiseau. Por këtë vizitë, Pacolli e ka shfrytëzuar për t’u takuar edhe me shkrimtarin e madh shqiptar, Ismail Kadare.

“E shijova plotësisht takimin me Ismail Kadarenë dhe gruan e tij Helenën. Një nga autorët më të mëdhenj të kohës tonë dhe një thesar kulturor i popullit shqiptar”, shprehet Pacolli.

Sa i përket takimit me ministren Loiseau, Pacolli kërkoi nga Franca ndihmë për liberalizimin e vizave, zgjerimin e njohjeve për shtetin e Kosovës, ku Parisi ka patur rol kryesor, ashtu si dhe në anëtarsimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Nga ana e saj, Ministrja Loiseau, kërkoi vëmendjen e qeverisë për ndërmarrësit francezë, si dhe për zgjerimin dhe mbrojtjen e mësimdhënies së gjuhës frënge.

Franca do të jetë aleate e pamohueshme e Kosovës, për integrimin europian, për dialogun me Serbinë, për njohjet e shtetësisë dhe në çdo proces tjetër përparimi ka rikonfirmuar qëndrimin francez për Kosovën, Ministrja Loiseau.

Të fundit