Flash News

KRYESORE

Pacolli takohet me Ndihmës-Sekretarin e ri të Shtetit: Kosova dhe SHBA në sintoni të plotë në çdo hap

Pacolli takohet me Ndihmës-Sekretarin e ri të Shtetit: Kosova dhe SHBA

Mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë të jetë edhe më e fuqishme dhe do të ketë angazhim më të madh të SHBA-së në Kosovë dhe rajon.

Kjo u theksua gjatë një takimi të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Behxhet Pacolli, me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Europë dhe Euro-Azi,  Wess Mitchell dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit,  Hoyt Yee, në kuadër të vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit për shtyp të MPJ-së, kosovare, gjatë takimit u diskutua mbi nivelin e marrëdhënieve mes dy vendeve, duke përfshirë çështjet më prioritare, zhvillimet e gjithëmbarshme politike në rajon, si dhe nevojën e rritjes së angazhimit amerikan në këtë pjesë.

Ministri Pacollli tha se “zhvillova një takim shumë pozitiv me Ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Europë dhe Euro-Azi,  Wess Mitchel dhe Zëvendës-Ndihmës Sekretarin e Shtetit,  Hoyt Yee. Rikonfirmuam bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha fushat”.

Ai u shpreh se Kosova dhe SHBA do të jenë në sintoni të plotë në çdo hap dhe veprim.

“Kalimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe fillimi i dialogut Kosovë – Serbi mbeten çështje kryesore. Partneriteti dhe aleanca jonë strategjike është e palëkundur dhe e përjetshme”, nënvizoi Pacolli.

Ndihmës-Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euro-Azinë, Wess Mitchell, pranoi detyrën e tij të re në tetor të këtij viti, ndërsa është përgjegjës për marrëdhëniet diplomatike me 50 vende të Evropës dhe Euro-Azisë, duke përfshirë NATO-n, BE-në dhe OSBE-në.

Të fundit