Flash News

KRYESORE

Padia e Ballës/ Dënoi sot Lulzim Bashën, kush është gjyqtari që nuk ka kaluar ende Vetingun

Kryetari i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha ka marrë sot vendimin për të dënuar liderin e opozitës, Lulzim Basha, duke e dënuar me 50 mijë lekë gjobë, pasi e ka shpallur atë fajtor për akuzën e shpifjes.

Gjyqtari Gerd Hoxha mësohet se ende nuk e ka kaluar procesin e Vetingut. Hoxha ka realizuar vetëm procesin e seancës dëgjimore para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, ndërkohë që vendimi për të nuk është marrë ende.

Kreu i opozitës ishte i pari që denoncoi në Parlament kapjen e 3.4 milionë eurove të fshehura në automjetin Toyota Yaris, në verën e 2018. Për këtë ai ka akuzuar Taulant Ballën si porositësi i kësaj ngarkese.

Të fundit