Flash News

KRYESORE

Padia e Metës ndaj Dvoranit, Krimet e Rënda shpallin moskompetencën, Arta Marku ia kalon Prokurorisë së Tiranës

Padia e Metës ndaj Dvoranit, Krimet e Rënda shpallin

Ndërsa padia e presidentit Ilir Meta ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësie, Ardian Dvorani është dërguar tashmë në tre prokurori, ajo e Krimeve të Rënda ka shpallur moskompetencën.

Sipas A2 CNN Prokuroria i Krimeve të Renda, Klodian Braho, ka dorëzuar kallëzimin penal pranë Prokurorisë së Tiranës, me argumentin se është kompetente për hetimin e dy veprave penale për të cilat Dvorani është akuzuar dhe kallëzuar nga Presidenti.

Ndërkohë, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku e ka shqyrtuar padinë dhe ia ka kaluar Prokurorisë së Tiranës për të vendosur nëse do të nisë apo jo hetimet.

Kujtojmë se Meta e akuzon Dvoranin për dy veprat penale të “Shpërdorimit të Detyrës” dhe “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” pas përplasjeve për emërimin e vakancës së dytë për Gjykatën Kushtetuese.

Të fundit