Flash News

KRYESORE

Padia e PD ndaj Lleshajt për gazin lotsjellës, reagon Braçe: Fajin e ka Saliu, dhe Basha

Padia e PD ndaj Lleshajt për gazin lotsjellës, reagon Braçe:

Pas padisë së ngritur nga Partia Demokratike ndaj Sandër Lleshaj dhe disa punonjësve të tjerë të Policisë për shpërdorim detyre në protestën e opozitës, ku u hodh gaz lotsjellës ndaj qytetarëve, ka ardhur reagimi i zv.kryeministrit Erion Braçe.

Braçe shprehet se Sali Berisha dhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha duhet të hetohen për blerjen e gazit lotsjellës që është hedhur gjatë protestave të opozitës.

“Nëse Policia e Shtetit ka përdorur mjete të helmimit masiv, atëherë Sali Berisha dhe dora vetë Lulzim Basha duhen kallëzuar për blerje të mjeteve të helmit masiv. Përgjegjësia politike pastaj është e përbashkët: Kur i blenë vendosën bashkë PD-LSI në qeveri të helmonin masivisht. Kur budallai nuk di çfarë bën!! Faturat e blerjeve, hyrjeve në magazinë etj, i kam unë!”, shkruan Braçe.

Të fundit