Flash News

KRYESORE

Pafuqia e Theresa May përballë Donald Trump, dënon publikimin e postimeve të ‘Britain First’, por jo videot antimyslimane

Pafuqia e Theresa May përballë Donald Trump, dënon publikimin e

Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May po tregohet e pafuqishme përballë presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ditën e djeshme publikoi në ‘Twitter’ disa postime antimyslimane nga organizata radikale e djathtë, ‘Britain First’.

Ndonëse zyra e May e konsideroi që dje ‘të gabuar’ veprimin e Trump, lideri i opozitës, Jeremy Corbyn dhe kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan, kërkuan anulimin e vizitës së presidentit të SHBA-së në Londër, e parashikuar për vitin e ardhshëm.

E ndodhur në Jordani, ku po zhvillon një vizitë zyrtare, May ka folur personalisht për këtë çështje, por ndonëse dënoi publikimin nga Trump të postimeve të organizatës radikale të djathtë, ajo nuk dënoi përmbajtjen antimyslimane.

“Dua të jem e qartë se publikimi nga ‘Britain First’ ishte gjëja e gabuar për t’u bërë. Ne nuk kemi frikë të themi kur mendojmë se SHBA e ka gabim”, u shpreh kryeministrja britanike duke anashkaluar veprimin antimysliman të Trump.

Sa i përket kërkesës për anulimin e vizitës, May tha: “Ne kemi dërguar ftesën dhe ajo është pranuar. Tani na mbetet të caktojmë datën. Kjo është një marrëdhënie e gjatë speciale që ne kemi. Është interes i përbashkët kombëtar.”

Britania po përballet me sfida serioze për shkak të negociatave të vështira për largimin nga Bashkimi Evropian dhe e gjendur në këtë situatë, Theresa May nuk dëshiron të humbasë një tjetër aleat të madh.

Të fundit