Flash News

KRYESORE

Pagat e kryeministrave në rajon: Rama ndër me të pasurit; Shqipëria me të ardhurat më të ulta

Pagat e kryeministrave në rajon: Rama ndër me të pasurit;

Edi Rama rezulton të jetë një ndër kryeministrat me pagën më të lartë ne rajonin e Ballkanit, krahasuar kjo me pagën mesatare të qytetarëve.

Sipas të dhënave të Bankës Botërore konstatohet se ai përfiton 1700 euro në muaj në një kohë që paga mesatare e qytetarëve është 344 euro. Vendin e parë përsa i përket pagës më të lartë në rajon e mban Ramush Haradinaj, i cili ka një pagë prej 2950 eurosh.

Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Ballkan për nga niveli i pagës mesatare mujore, ndërkohë drejtuesit e qeverisë reultojnë me një pagesë pesëfish më të lartë.

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka pagën më të ulët në rajon duke marrë vetëm 1 mijë euro, e ndjekur nga kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviç i cili paguhet 1.130 euro.

Dy shtetet shqipfolëse, Shqipëria dhe Kosova renditen të fundit në Europë për të ardhurat për frymë, sipas të dhënave të fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtare, që ka përditësuar shifrat në “Pasqyrën Ekonomike Globale” të tetorit 2018.

Pagesat e Kryeministrave

  • Ramush Haradinaj 2950 euro
  • Edi Rama 1700 euro
  • Zoran Zaev 1300 euro
  • Dusko Markovic 1130 euro
  • Ana Brnabiç 1000 euro

Pagat mesatare në rajon

  • Mali i Zi 751 euro
  • Maqedonia 533 euro
  • Serbia 516 euro
  • Kosova 416 euro
  • Shqipëria 334 euro

Të fundit