Flash News

KRYESORE

Pagë e nivelit të Fevziut, Çanit, Gjebreas e Mamaqit? Turian Hyska ka rënë dakord me Aleksandër Frangajn

Pagë e nivelit të Fevziut, Çanit, Gjebreas e Mamaqit? Turian

Lëvizja e Turjan Hyskës në Klan bëri bujë në media. Tashmë ai e ka konfirmuar zyrtarisht se do të jetë pjesë e Klanit dhe se do të ketë dy projekte të reja.

Megjithatë deri më tani Turi nuk ka dhënë detaje rreth pagës e kontratës.

Në një intervistë për “Panorama Plus”, i pyetur se sa do të paguhet në Klan, nëse paga do të jetë në nivelin e emrave që përfliten se shpërblehen mirë në televizion, si: Blendi Fevziu, Arian Çani, Ardit Gjebrea, Ermal Mamaqi, Hyska është pëërgjigjur, “Paguhem aq sa kam rënë dakord me Aleksandër Frangajn. Sa paguhen të tjerët, nuk kam interes ta di”.

Ndërsa i pyetur nëse do të marrë me vete dhe bashkëshorten e tij Orindën, Turi është përgjigjur, “Nuk është se kemi punuar ndonjëherë bashkë. Pothuaj s’takoheshim gjatë ditës në punë atje. Orinda për momentin ka bindjen që në “Vizion Plus” është shumë mirë, është zgjedhja e saj! Nuk e ndikoj dot”.

Të fundit