Flash News

KRYESORE

Pagjumësia mund të jetë vdekjeprurëse, cilat janë 7 sëmundjet që shkakton ajo

Pagjumësia mund të jetë vdekjeprurëse, cilat janë 7

Të qëndruarit pa gjumë nuk është aspak një gjë e mirë. Më pak se 6 orë gjumë mund të shkaktoj probleme shumë serioze për shëndetin tuaj. Ndaj nëse nuk i plotësoni orët e gjumit duhet patjetër  të ndiqni në regjim të rregullt për të stabilizuar gjendjen.

Sipas Shije.al, prej mungesës së gjumit shkaktohen 7 lloje të rrezikshme sëmundjes të pashërueshme.

  1. Sheqeri i Lartë i Gjakut

Në një studim, pjesëmarrësve të shëndetshëm u kërkuan që të flinin 4 orë gjatë natës dhe pas ditës së gjashtë, studiuesit zbuluan se toleranca e tyre e glukozës (sheqerit) ishte zvogëluar me 40%, gjë që rriste rrezikun e zhvillimit të diabetit.

Me sa duket, ndërsa pushon, trupi redukton prodhimin e hormoneve të shumta, duke përfshirë kortizolin dhe nivelet e tij mbeten të larta në rastet e privimit nga gjumi, që përkthehet në nivele të larta të glukozës.

  1. Sëmundje kardiovaskulare

Të rriturit mbi 45 vjeç, të cilët flenë më pak se 6 orë në natë, kanë dy herë më shumë gjasa të përjetojnë një atak në zemër ose një goditje në tru. Privimi i gjumit mban lart presionin e gjakut dhe kjo çon në rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Dr. Diane Lauderdale tha se për shumicën e njerëzve, presioni i gjakut bie gjatë natës.

  1. Alzheimer

Privimi i gjumit mund të shkaktojë dhe të përshpejtojë progresin e Alzheimerit. Në vitin 2013, shkencëtarët vunë re se truri i të rriturve të privuar nga gjumi përmban më shumë ‘mbeturina të trurit’ se sa masa normale. Kjo mbetje grumbullohet në tru dhe çon në shfaqjen e kësaj këtë sëmundjeje.

  1. Infeksionet virale

Ndërsa flini, sistemi imunitar prodhon 'qeliza T' që parandalojnë viruset. Dr. Diëakar Balachandran, drejtor i Qendrës së Gjumit në Universitetin e Teksasit, shpjegon: "Shumë studime tregojnë se qelizat tona T zbresin në qoftë se ne jemi të privuar nga gjumi. Kjo mund të çojë në rrezikun më të madh të zhvillimit të gripit ose ftohjes. "Përveç kësaj, privimi i gjumit shkakton stres, gjë që dobëson sistemin imunitar.

  1. Vetëvrasja

Një studim 10-vjeçar i realizuar në Universitetin Stanford, tregoi se mungesa e gjumit në mënyrë drastike rrit rrezikun e vetëvrasjes, edhe nëse personi nuk është në depresion.

  1. Kanceri i prostates

Mungesa e gjumit ul nivelin e melatoninës në trup dhe ky hormon parandalon rritjen e tumorit. Një studim i vitit 2013 zbuloi se ky reduktim çon në një rritje të ashpërsisë dhe shfaqjes së kancerit të prostatës, pasi njerëzit që janë të privuar nga gjumi kanë një rrezik 60% më të lartë të kancerit të prostatës.

  1. Koliti ulçeroz

Studimet kanë konfirmuar se privimi i gjumit pengon aftësinë e trupit për të luftuar inflamimin e tretjes dhe kështu parandalon kolitin ulçeroz. Kjo gjendje inflamatore karakterizohet nga shfaqja e kësaj sëmundje shumë të rëndë.

 

Të fundit