Flash News

KRYESORE

Pagjumësia, një ndër shkaqet e problemeve me zemrën

Pagjumësia, një ndër shkaqet e problemeve me zemrën

Mungesa e gjumit dhe pushimit janë dy faktorë që ndikojnë shumë negativisht në produktivitetin dhe suksesin e aktiviteteve gjatë ditës.

Ato mund të shkaktojnë  rritje të kolesterolit dhe dëme në zemër, nëse kalon një periudhë e gjatë kohore.

Gjenet të cilat rregullojnë qarkullimin e kolesterolit në gjak janë më pak aktive tek personat e dërmuar nga pagjumësia se sa tek ata që kanë bërë një natë të mirë gjumi.

Kolesteroli përfshin yndyrat të cilat prodhohen në mëlçi dhe gjenden në gjak, e që janë esenciale për funksionimin e organizmit.

Një studim i zhvilluar nga një grup ekspertësh në Universitetin e Helsinkit, ka treguar se personat të cilët kanë goditje dhe probleme me zemrën, janë ata që u mungojnë tetë orët e rekomanduara të gjumit.

Vetëm një jave pa gjum, mjafton për të ndryshuar metabolizmin e trupit dhe sistemin imunitar.

 

Të fundit