Flash News

KRYESORE

“Pagoi para”, Tedi Blushi i përgjigjet Ramës për “fake news”-in e mbetjeve toksike: Kërkon të shmangë vëmendjen nga aferat e Arbitrazhit   

“Pagoi para”, Tedi Blushi i përgjigjet Ramës për

Akuzave të kryeministrit Edi Rama se Ilir Meta “ka paguar para të zeza për të përhapur në botë shpifje që sterrosin vendin” i është përgjigjur zëdhënësi i presidentit, Tedi Blushi.

Sipas Blushit, Rama po përpiqet të shmangë vëmendjen e publikut nga aferat e qindra miliona euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë.

“Fake News”-et që i publikon vetë përmes ish-avokatit në Romë, Profeti i Kokoshkave po i përdor për të shmangur vëmendjen e publikut nga aferat skandaloze të biznesit të ri qindra milion euro të Arbitrazhit Ndërkombëtar, që kërcënojnë seriozisht financat publike dhe taksapaguesit shqiptarë.

Shkelja flagrante e Kushtetutës dhe e ligjeve, për të paguar me lekët e taksapaguesve shqiptarë, biznesin e ri kriminal, përbëjnë përgjegjësi të rëndë penale për çdo zyrtar të shtetit shqiptar.

Profeti i Kokoshkave apo Gruaja e Bilalit ia ka marrë dorën pagesave në të zezë, jo vetëm për një foto elektorale, por në çdo sekondë të mbijetesës së tij në karrigen e pushtetit të blerë me banda dhe lekë të zeza prej katër vitesh.

Asnjë formulë dhe marifet nuk e shpëton nga përgjegjësitë e rënda që ka për kriminalizimin e pushtetit dhe bllokimin e integrimit evropian”, shkruan Blushi.

Reagimi i Ramës erdhi pasi Prokuroria Italiane zbardhi skandalin që trazoi tri vite më parë politikën shqiptare. 1400 konteinerë me mbetje toksike u raportua se kishin hyrë për t’u groposur në Shqipëri, ndërsa anti-mafia italiane, pretendon se lajmi u sajua nga këshilltari i presidentit Ilir Kulla.

Të fundit