Flash News

KRYESORE

"Pagova qindra euro", moderatorja shqiptare tregon se si punësoi detektiv për të ndjekur të dashurin

"Pagova qindra euro", moderatorja shqiptare tregon se si punësoi

Moderatorja e Ora News, Ester Bylyku ka kujtuar kohën kur bëhej xheloze dhe madje ka punësuar edhe një detektiv për ta ndjekur ish-partnerin para pak vitesh.

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit”, Ester ka treguar një nga skenat e saj më esktreme të xhelozisë, kur iu desh të paguajë qindra euro për të ndjekur të ish-të dashurin që i kishte thënë se do të dilte në një club me shokët.

"Kjo ka ndodhur para pak vitesh. Kishte mik një këngëtar i cili do mbante koncert në një club. Unë me këtë mikun e tij urreheshim për vdekje, e kishim shumë inat njëri-tjetrin. E më thotë zemër ne do ikim në club dhe do jemi vetëm çuna, gjithsesi po të duash hajde. Punësoj dedektiv privat vetëm për një ditë dhe thashe do e kap se sbën. E pagova disa qindra euro. I thashë dua çdo foto dhe video dhe mos u kurse se unë atë doja. Realisht ishin të gjithë çuna dhe më thonë që është vetëm një tek femër afër tij. Kur më sjellin me fytyrë këtë femrën ishte mami i këngëtarit. Më kanë shkuar të gjitha lekët dëm. Ka qenë shumë zhgënjim."

Të fundit