Flash News

KRYESORE

Pagoi 80 mijë dollarë për një foto me Obamën, Rama: S’ka qenë financimi im

Pagoi 80 mijë dollarë për një foto me Obamën, Rama:

Pas akuzave ndaj kryetarit të PD, Lulzim Basha për lidhjet e tij me lobues rusë kryeministri Edi Rama ka kujtuar  episodin e pak viteve me parë kur ai u akuzua se kishte dhënë 80 mijë dollarë për një foto me presidentin e SHBA-ve Barack Obama.

I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ Rama theksoi se këto nuk janë shembuj të ngjashëm, ndërsa shtoi se Bilal Shehu kishte shkelur pa e ditur ligjin e SHBA-ve.

“Nuk është kështu fare pasi lobimi është diçka tjetër. Lobim do të thotë të paguash para për të ndikuar për një gjë apo një gjë tjetër. Për të përcjell një gjë tjetër. Sa i takon rastit në fjalë ska asnjë krahasim rasti në fjalë është i hetuar, i gjykuar dhe i përfunduar. Në rastin e përfunduar, zotëria që i është përfolur, emri i tij, ka pranuar fajësinë pasi në mosnjohje të ligjit amerikan ka shkelur ligjin. E pranoj fajin e tij. Dhe kaq. Ajo që flasim sot këtu është që nuk merr askush përgjigje. Kjo është një çështje që ska pasur kurrë me asnjë lloj financimi nga unë dhe nga PS dhe as nga asnjë lloj kanali. Ka emër dhe mbiemër personi që ka marrë përsipër këtë. Këtu ka mbaruar historia. Për fat të keq është ndodhur në shkelje të ligjit amerikan. Është çështje e hetuar dhe përfunduar”, tha Rama.

Të fundit