Flash News

KRYESORE

"Paguhem sa katërfishi i kryeministrit Rama", aktori bojkoton Instagramin: Ma shpif luksi i tepruar i gjoja VIP-ave shqiptarë

Aktori i suksesshëm shqiptar Marko Caka shprehet se ia ka shpifur luksi i gjoja vipave shqiptarë, të cilëve u bën thirrje të hedhin sytë te njerëzit rreth tyre.

Caka, teksa ka publikuar një foto në Instagram me një zotëri të varfër, shprehet se ka vendosur që këtë vit të festojë kështu.

"Mbrëme ishte darka e ime e pare pas kaq kohe kohe i ftuar tek nje mik i imi ne Neë Jersey sepse sado qe pagën e kam sa katërfishin e kryeministrit shqiptar, ju betohem se nuk gjej kohë të shplodhem, jo me të bredh pas darkave festive duke bërë dhurata të pafund si instagramistet shqiptare", shkruan ndër të tjera ai.

Reagimi i Marko Cakës;

Unë dua ta festoj kështu..

Kam vendosur ta bojkotoj Instagramin duke zvogeluar postimet e shpeshta sepse me eshte shpifur ai luksi i tepruar Instagramistave shqiptare(gjoja VIP) ku perreth tyre jeton vetem skamja. Mbreme ishte darka e ime e pare pas kaq kohe kohe i ftuar tek nje mik i imi ne New Jersey sepse sado qe pagen e kam sa keterfishin e kryeministrit shqiptar, ju betohem se nuk gjej kohe te shplodhem, jo me te bredh pas darkave festive duke bere dhurata te pafund si instagramistet shqiptare.

Ma keni shpifur qe nuk i hedhni syte sadopak tek njerezit perreth jush te mbledhur prane sofres te pangrene. 🙏

Merry Christmas!

Të fundit