Flash News

KRYESORE

Pak ditë pasi GJKKO i sekuestroi pasurinë, Klement Balili transportohet në spitalin e burgjeve në Tiranë

Pak ditë pasi GJKKO i sekuestroi pasurinë, Klement Balili

Është transportuar në spitalin e burgjeve në Tiranë, Kelmend Balili i njohur ndryshe edhe si “Eskobari i Ballkanit”, për shkak se ka shfaqur probleme shëndetësore.

Nuk dihet se cilat janë problemet që ka shfaqur Balili, i cili ndodhej në burgun e Peqinit.

Kujtojmë se në 22 shtator Gjykata kundër Korrùpsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur konfiskimin e pasurive të Balilit, ku 40% e tyre do ‘i kalojnë në pronësi të shtetit. Mes pasurive të sekuestruara është edhe “Santa Quaranta”, resortii njohur në qytetin e Sarandës, biznese dhe 16 apartamente nga 42.5 m2 deri në 91 m2.

Në datë 17 tetor të vitit të kaluar Gjykata e Apelit për Krime të Rënda la fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar me 10 vjet burg Balilin, dënim me gjykim të shkurtuar.

Balili duhet të  kalojë 10 vite në qeli nën akuzat për trafik droge, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe për grup kriminal dhe dënimin po e vuan në një burg të sigurisë së lartë.

Të fundit