Flash News

KRYESORE

Pak minuta para votimit në OKB, reagon Berisha: Vota kundër Trump, votë kundër interesit të shqiptarëve

Pak minuta para votimit në OKB, reagon Berisha: Vota kundër Trump,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pak minuta përpara se në OKB të votohet për rezolutën e paraqitur nga Jemeni dhe e mbështetur nga Egjipti, për çështjen e Jeruzalemit dhe dënimin e vendimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Berisha e konsideron këtë rezolutë si anti-amerikane dhe thekson se vota për dënimin e Trump është votë kundër interesit kombëtar të shqiptarëve.

“Në OKB do votohet një rezolutë anti-amerikane! Vota në OKB për dënimin e vendimit të Presidentit Trump për Jeruzalemin, është votë kundër interesit kombëtar të shqiptarëve”, shkruan Berisha.

Më herët ishte deputeti tjetër i PD-së, Tritan Shehu, i cili kërkoi që Tirana të shprehet me votë kundër rezolutës.

Sot prova në OKB, paralajmërimi i prerë nga PD për Ditmir Bushatin: Mos e kalo “vijën e kuqe” të Trump; ja si duhet të votojë Tirana për Jerusalemin

Të fundit