Flash News

E-TJERA

Pak muaj para zgjedhjeve, Qeveria prezanton planin anti-kanabis, Peleshi: Do ngrihet task-forcë kombëtare

Pak muaj para zgjedhjeve, Qeveria prezanton planin anti-kanabis, Peleshi: Do

Pak muaj përpara zgjedhjeve të 18 qershorit dhe pasi çështja e kanabisit në Shqipëri u kthye në një problem shqetësues për partnerët europianë dhe amerikanë, Qeveria e drejtuar nga Edi Rama ka njoftuar për planin e ndërtuar për të luftuar këtë fenomen.

Zëvendëskryeministri Niko Peleshi ka deklaruar se do të nisë një operacion i gjerë anti-kanabis dhe pjesë e tij do të jenë zyrtarë të policisë, shërbimeve inteligjente dhe të gjitha institucioneve të tjera ligjzbatuese.

Peleshi njoftoi për ngritjen e një task-force kombëtare, por edhe atyre lokale, që do të bëjnë të mundur sipas tij, të arrihet sukses kundër këtij fenomeni.

Zv/kryeministri Peleshi kërkoi bashkëpunimin e të gjitha forcave politike, pasi siç tha ai, lufta ndaj kanabisit nuk përfundon asnjëherë.

 

Të fundit