Flash News

KRYESORE

Pak orë para skadimit të afatit, dy prokurorë të tjerë kandidojnë për Prokurorin e Përgjithshëm

Pak orë para skadimit të afatit, dy prokurorë të tjerë

Ka shkuar në pesë numri i prokurorëve që kanë kandiduar për postin e kryeprokurorit të ri të përkohshëm. Pak orë para skadimit të afatit, ishin zv/prokurori i përgjithshëm i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi dhe prokurori i Tiranës, Granit Shehu, ata që dorëzuan dosjen e aplikimit.

Me këtë lëvizje, Muçi dhe Shehu i bashkohen kolegëve të tij Arta Marku, Ferdinand Elezi dhe Arqile Koça, të cilët kërkojnë të zgjidhen në krye të organit të akuzës.

Besnik Muçi është një prokuror me eksperiencë të gjatë dhe së fundmi ka patur në dorë çështjet e Gazmend Çollakut dhe Klement Çalës, njëri nga protagonistët e arratisjes së bujshme nga burgu i Trikallas, në Greqi.

Të fundit