Flash News

KRYESORE

Pak para finales Francë-Kroaci, FIFA merr një vendim të prerë për tifozet sexy në stadium

Pak para finales Francë-Kroaci, FIFA merr një vendim të

Pak ditë para finales së madhe Francë-Kroaci, FIFA merr një vendim të prerë për tifozet sexy që filmohen shpesh gjatë ndeshjeve në stadium.

FIFA ka vendosur tashmë që tifozët bukuroshe të mos fokusohen më në monitorët gjigante dhe të mos shfaqen më në ekranet televizive.

FIFA do t’i kërkojë producentëve televizivë që të shmangin pamjet e tifozeve tërheqëse gjatë ndeshjeve, për sa kohe mund të konsiderohen të karakterit seksist. Deklarata ka ardhur nga shefi i departamentit për përgjegjësinë sociale të FIFA-s, Federico Addiechi.

Kjo çështje ka qenë ndër më të diskutuara, madje edhe në krahasim me racizmin, nisur nga ngacmimet e gazetareve gjatë raportimit të tyre për kampionatin botëror Rusi 2018, duke shënuar deri në 30 raste.

Të fundit