Flash News

KRYESORE

Pak para nisjes së protestës së opozitës, shfaqet Fatmir Xhafaj, si reagon kur rrethohet nga gazetarët

Pak para nisjes së protestës masive të opozitës së bashkuar në orën 11.00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit në Tiranë, shfaqet ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ai ka shkruar si zakonisht në zyrën e tij në ministrinë e Brendshme, vendi nga ku do të nisë edhe marshimi i protestuesve.

Menjëherë, ai është rrethuar nga gazetarët dhe e kanë pyetur lidhur me vëllain e tij, Agron Geron Xhafaj, por ministri nuk ka preferuar të komentojë asgjë.

Ai është larguar qetësisht, duke mos dhënë asnjë koment. Kujtojmë se qëllimi i protestës së sotme është largimi i ministrit Xhafaj, pas denoncimeve nga PD për implikimin e vëllait të tij në trafikun e drogës.

Të fundit