Flash News

KRYESORE

Pak para seancës, kush është zyrtari i lartë gjerman që takoi në kafene Monika Kryemadhi

Pak para se të nisë seanca parlamentare, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me një zyrtar të lartë gjerman.

Ajo është fotografuar në barin e një hoteli të njohur në Tiranë, e shoqëruar edhe me dy deputetët e LSI, Endrit Brahimllarin dhe Klajda Gjosha.

Sipas ‘Balkanweb’, Kryemadhi është takuar me zëdhënësin për Europën ne grupin parlamentar të CSU në Bundestagun gjerman, Florian Hahn.

Nuk dihet se për çfarë po diskutojnë konkretisht në këtë takim larg vëmendjes së medias, por me shumë gjasë janë zhvillimet e fundit të aktualitetit politik që kanë të bëjnë me skandalin “Xhafaj” dhe përgjigja e qershorit për çeljen e negociatave për Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Kujtojmë se Hahn ka mbërritur në Tiranë të mërkurën, ku zhvilloi takime me kreun e PD, Lulzim Basha, kryeministrin Edi Rama dhe ish-ministren Majlinda Bregu.

Të fundit