Flash News

KRYESORE

Pak pas takimit me trojkën e ambasadorëve, opozita kërkon mbledhje të Këshillit Politik; Ç’do të prezantojë

Pak pas takimit me trojkën e ambasadorëve, opozita kërkon

Pak pas takimit të Lulzim Bashës me ambasadorin e BE-së-së, Britanisë dhe zv/ambasadoren amerikane, Soreca, Nirman dhe Leyla Moses Ones, që zgjati rreth një orë në selinë blu, opozita e bashkuar ka bërë thirrje mbledhjen e Këshillit Politik sërish nesër paradite.

Të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR.

Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:

Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.

Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme”, thuhet në kërkesën e bashkëkryetarëve të opozitës së bashkuar, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.

Ky takim erdhi një ditë pas mbledhjes së Këshillit Politik dhe temë e diskutimit kanë qenë formula për hapjen e listave dhe formula e koalicioneve.

Këto dy pika kanë sjellë përplasje mes opozitës jashtëparlamentare dhe mazhorancës.

Në mbledhjen e djeshme të Këshillit Politik, Vasili dhe Bylykbashi propozuan që të merret mendimi i OSBE/ODIHR për çështjen e koalicioneve, pasi opozita nuk dëshiron të ndryshohet formula e tyre. Ndërsa, lidhur me hapjen e listave, mazhoranca kërkon që të hapen vetëm 2/3 për të garantuar kuotat gjinore.

Të fundit