Flash News

KRYESORE

Pak pasi u bë publike, Dafina Zeqiri i jep fund lidhjes me Dj Geek: Nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja

Prej pak muajsh u bë publike lidhja e Dafina Zeqirit dhe Dj Geek, edhe pse në media përflitej prej thuajse një viti për romancën e tyre.

Por kjo marrëdhënie zgjati shumë pak pasi dyshja i ka dhënë fund lidhjes dhe këtë lajme  ka bërë vetë me dije këngëtarja.

Në një intervistë për Revistën Story, Dafina ka zbuluar edhe pse lidhja me DJ-in nuk funksionoi për më shumë:

“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme.”

Të fundit