Flash News

KRYESORE

Pak përpara vizitës në Tiranë, flet ministri i Jashtëm i Sllovakisë: Nuk e njohim pavarësinë e Kosovës

Pak përpara vizitës në Tiranë, flet ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Ivan Korçok do të zhvillojë sot pasdite një takim në Tiranë me homologun Ditmir Bushati, por përpara se të mbërrijë në kryeqytetin shqiptar, ai ka bërë në Beograd një deklaratë kundër Kosovës.

Gjatë vizitës në Beograd, Korçok ka deklaruar se Bratislava nuk do e njoh pavarësinë e Kosovës dhe se kjo është çështje parimesh dhe jo e ndikuar nga Serbia.

“Çështja e Kosovës është e rëndë për Serbinë, si një nga kushtet kryesore për anëtarësim në BE, sepse, veç tjerash, BE nuk dëshiron të vihet në pozicion të gjyqtarit. Sa na përket neve, asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk do ta njohim pavarësinë e Kosovës, jo për shak të Serbisë, ndonëse kuptojmë situatëtn tuaj, por për shkak të parimeve tona”, ka deklaruar ministri sllovak.

Sllovakia është një prej pesë shteteve të BE-së që nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës. Greqia, Qipro, Rumania dhe Spanja nuk e pranojnë gjithashtu Republikën e Kosovës.

Në vizitën në Tiranë, Korçok pritet të japë mbështetjen për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Të fundit