Flash News

KRYESORE

Pakënaqësi dhe akuza nga banorët, shkarkohet drejtori i Hipotekës së Beratit

Pakënaqësi dhe akuza nga banorët, shkarkohet drejtori i

Banorët e qytetit të Beratit kanë shprehur pakënaqësi për drejtuesin e Hipotekës në këtë qytet e madje kanë bërë dhe akuza të drejtpërdrejta.

Gjatë takimeve në njësitë administrative në Berat, banorët ju drejtuan ministres së drejtësisë, Etilda Gjonaj, duke shprehur pakënaqësi për Robert Poçin, drejtorin e Hipotekës në këtë qytet.

Menjëherë pas kthimit nga Berati, Etilda Gjonaj ka firmosur shkarkimin e Poçit. Në shkarkimin e tij ka luajtur rol dhe analiza e praktikave te prapambetura dhe trajtimit te tyre jashtë afateve ligjore.

Të fundit