Flash News

KRYESORE

Pakënaqësia e popullit, Shehu i PD: Ngjarjet mund të jenë shkatërruese, ndaj duhet të orientohet shpirti i protestës

Pakënaqësia e popullit, Shehu i PD: Ngjarjet mund të jenë

Tritan Shehu, deputet i PD-së denoncon ashpër politikat e qeverisë “Rama” për shëndetësinë ndërsa e bën atë përgjegjës direkt për varfërimin e tejskajshëm të shqiptarëve. Nisur nga kjo, Shehu tregon për “Gazeta Shqiptare” arsyet se pse shqiptarët do të protestojnë më 27 janar. Sipas tij, ky shpirt proteste tani duhet të orientohet në kanalet e një lëvizjeje të madhe demokratike popullore, produktive, e cila vetëm kështu do të japë efektet thellësisht pozitive e ndryshuese të gjithanshme, të domosdoshme këto për vendin.

“Ndryshe gjërat mund të shkojnë në mënyrë kaotike e shkatërruese. Në të vërtetë kjo protestë masive tashmë e filluar në çdo shtëpi, familje, ambient shoqëror, në forma nga më të ndryshme, shpesh jo të qarta apo të dobishme, siç është fenomeni i azilit që ka marrë përmasat e një eksodi masiv së fundmi, i dëshirueshëm ky për qeverisjen, por jo për Shqipërinë. Prandaj, ky shpirt proteste tani duhet të orientohet në kanalet e një lëvizjeje të madhe demokratike popullore, produktive, e cila vetëm kështu do të japë efektet thellësisht pozitive e ndryshuese të gjithanshme të domosdoshme për vendin. Vetëm kështu mund të evitohet rreziku real, që kjo protestë të shpërthejë spontanisht dhe në mënyrë kaotike, me shumë dëme të paparashikuara. Ndërkaq, unë e kuptoj që sfidat e kësaj lëvizjeje janë të shumta. Por së pari duhet të luftohet që të marrë fund dominimi i krimit, drogës, arbitraritetit etj., që kanë prekur të gjithë sektorët e jetës. Janë këto të këqija që më tej shtyjnë edhe drejt shkeljeve kushtetuese, deformimit të demokracisë, ligjit, shkatërrojnë ekonominë etj. Sot kërkohet një ballafaqim i fuqishëm e demokratik me këto rreziqe, që t’i hapet rrugë progresit. Kush tjetër përveç PD-së mund të jetë në ballë të një lëvizjeje të tillë popullore? Askush tjetër. Pra, tashmë kjo është një detyrë imperative e PD-së, ndryshe gjërat do të përkeqësohen në mënyra të paparashikueshme e të pandreqshme”, është shprehur Shehu.

Të fundit