Flash News

KRYESORE

Paketa anti-KÇK, Krasniqi: Nëse mazhoranca do të tregojë se ka vullnet, ta nisë me 3 zyrtarët ‘non grata’ nga SHBA

Politologu Afrim Krasniqi e ka cilësuar të ndaluar nga Kushtetuta paketën e miratuar një ditë më parë anti-KÇK në mbledhjen e qeverisë.

Sipas Krasniqit, kjo paketë zëvendëson prokurorin e ri të përgjithshëm dhe SPAK, Inspektorin e Lartë dhe Byronë e Hetimit që po krijohet.

Megjithatë, politologu thekson se nëse mazhoranca do të tregojë se ka vullnet, le ta nisë me një listë zyrtarësh, mes të cilëve 3 që për korrupsion nuk u lejohet hyrja në Amerikë, sic janë Tom Doshi, Vangjush Dako dhe Adriatik Llalla.

“Paketa anti-KÇK “sjell një "gjykatë të jashtëzakonshme", që është e ndaluar nga Kushtetuta. Ne kemi prokurorin e ri të përgjithshëm dhe SPAK, kemi zgjedhur Inspektorin e Larte dhe po krijohet Byroja e Hetimit. Nisma e re i zëvendëson të gjitha këto më Policinë e Shtetit...Nëse duan vërtetë të luftojnë krimin dhe korrupsionin, kemi një listë zyrtarësh, mes të cilëve 3 zyrtarë që për korrupsion nuk u lejohet hyrja në Amerikë, që mazhoranca duhet t’i hetojë për të treguar se ka vullnet...Ne kemi Parlament dhe nuk ndodhemi në situatë të jashtëzakonshme. Kjo është nismë për konsum politik dhe e dështuar të mos ketë sukses. Nuk ka mekanizma që ia mundësojnë qeverisë arritjen e synimit të marrë kompetenca të gjyqësorit, prokurorisë, SPAK dhe sherbimit sekret. Krimin dhe korrupsionin mund ta luftojnë institucionet e reja të drejtësisë dhe detyra e qeverisë është tu sigurojë këtyre të fundit mbështetje financiare, teknike dhe ligjore...Përpara dy javësh, qeveria e ka prezantuar këtë nismë te ndërkombëtarët dhe ata kanë reaguar ashpër kunder saj, ndaj sot asnjë kancelari perendimore nuk e mbështeti atë...”, shkruan Krasniqi në rrjetet sociale.

Të fundit