Flash News

KRYESORE

Paketa anti-KÇK në Kuvend, Rama: Meta ka sot të gjitha arsyet të jetojë ‘o sot o kurrë’

Paketa anti-KÇK në Kuvend, Rama: Meta ka sot të gjitha arsyet

Kryeministri Edi Rama deklaron sot nga Kuvendi ndërsa diskutohet për paketën anti-KÇK, se presidenti Ilir Meta, një prej kritikëve të aktit normativ, si personin që ka të gjitha arsyet të jetojë momentin 'o sot o kurrë'.

“Meta ka gjitha arsyet të jetojë o sot o kurrë, se vija ndarëse mes të shkuarës dhe të ardhmes po bëhet gjithnjë e më e pafshishme me gomën e pazareve politike kur vjen puna te drejtësia, sepse gjyqtarët e prokurorët e korruptuar nuk janë më garanci si më parë.

Krim të organizuar ka kudo, edhe në SHBA. Por krimi që mbron në perimetrin e vete nuk hapet sediljesh gjithandej. Doni, s’doni ju, krimin e organizuar do e fusim brenda perimetrit të vet.

Ata që kanë hesape të pa mbyllur me ligjin do vijë dita, ata që janë më të tërbuar se kurrë siç është ai i pari i kinostudios Shqipëria e re, PD. Opinioni publik e mbështete 72% e antiKCK, e di mirë se shifra do jetë më e lartë”, thotë Rama.

Të fundit