Flash News

KRYESORE

Paketa "anti-KÇK", Rama: Brenda 48 orësh duhet të justifikoni pasurinë, përndryshe lamtumirë prona juaj

Paketa "anti-KÇK", Rama: Brenda 48 orësh duhet të

Gjatë aktivitetit në Repartin RENEA ku u prezantua Forca e Ligjit, kryeministri Edi Rama u shpreh gjithashtu se të gjithë ata që kanë pasuri, duhet ta justifikojnë atë brenda 48 orëve, përndryshe do i thonë lamtumirë pronave të tyre.

Vettingu nuk ka për detyrë të ndëshkojë ata që kanë vënë pasuri marramendëse duke përdorur çekiçin e drejtësisë duke thyer kafkën e drejtësisë, por është vetëm faza ku ndahet i njomi me të thatin, faza ku ata që nuk justifikojnë pasurinë e tyre dalin nga sistemi dhe ata të pastrit siç janë të gjithë anëtarët e SPAK. Brenda 48 orësh duhet të plotësojnë kërkesat e formularit për burimet e pasurisë së tyre. Pastaj, formularët do të shkojnë tek SPAK-u dhe pastaj në Gjykatë. Ata duhet të dëshmojnë se sa shumë e kanë punuar tokën dhe sa shumë portokalle kanë mbledhur, se sa shumë janë lodhur dhe stërmunduar në fasoneri, se sa shumë kanë kursyer nga puna e tyre e stërndershme brenda dhe jashtë vendit nëse duan të mbajnë pasurinë. Përndryshe, gjithçka që ata kanë sot do të jenë pronë e shtetit dhe në radhë të parë e Policisë së Shtetit. Gjithçka! Kjo nuk do të vazhdojë në ato proceset fantastike gjyqësore që na kanë bërë gazin e botës ku në fund fare persona me burgim të përjetshëm dalin për të punuar në komunitet. Kjo ka afate. 48 orë formulari, deri në 15 ditë SPAK-u, pastaj deri në 15 ditë gjykata dhe pastaj lamtumirë prona juaj! Me pasuritë e tyre do të rrisim rrogat tuaja. Do të shërbejnë si burim për të shpërblyer punën tuaj, do të rrisim mbështetjen për fëmijët e policëve të vrarë, do mbështesim Akademinë e Sigurisë."

Të fundit