Flash News

KRYESORE

Paketa anti-shpifje, AP: Ligji autorizon gjoba të rënda, u jep fuqi shtesë rregullatorëve të mediave

Paketa anti-shpifje, AP: Ligji autorizon gjoba të rënda, u jep fuqi

Miratimi i dy ligjeve, pjesë e paketës ‘anti-shpifje’ dje në Kuvend me 82 vota pro ka marrë vëmendjen edhe të mediave të njohura të huaja.

Associated Press’ shkruan një artikull mbi këtë debat ku thekson se ligjvënësit shqiptarë miratuan ligjin që autorizon gjoba të rënda në median online dhe u jep kompetenca shtesë rregullatorëve të mediave, pavarësisht një proteste nga gazetarët dhe paralajmërimet nga organizatat ndërkombëtare.

“Pesëmbëdhjetë gazetarë dhe organizata të shoqërisë civile i kishin kërkuar Parlamentit shqiptar të hedhë poshtë legjislacionin e mbështetur nga qeveria, duke thënë se ai "kërcënon lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave në vend, dhe bien në kundërshtim me parimet ndërkombëtare".

Kryeministri Edi Rama tha se dy ligjet e reja, që synojnë të luftojnë lajmet e rreme, ishin plotësisht në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Ne synojmë të vendosim standarde në mënyrë që të drejtat e njeriut të respektohen", tha Rama, duke shtuar se qeveria ka punuar ngushtë me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në hartimin e masave.

Harlem Desir, përfaqësuesi i lirisë së mediave të OSBE-së, tha se ka ende punë për të bërë për të zvogëluar masën e gjobave të mundshme për botimin e lajmeve gjoja të rreme. Legjislacioni i aprovuar lejon gjobitje deri në 16,000 euro (17.900 dollarë.)

Desir tha që zyra e tij kishte planifikuar të "monitorojë nga afër zbatimin e ligjit, i cili në asnjë mënyrë nuk duhet të pengojë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave," tha Desir.

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut Dunja Mijatovic dhe zyra e Bashkimit Evropian në Tiranë gjithashtu u kërkuan ligjvënësve shqiptarë të ndryshojnë legjislacionin për të ndjekur normat evropiane.

Për shkak të presionit, qeveria ndryshoi disa dispozita që ishin në draftin origjinal, përfshirë ato që kërkojnë regjistrimin e mediave në internet.

Mediat post-komuniste të Shqipërisë në përgjithësi janë përdorur ose shfrytëzuar nga partitë politike qeverisëse”, shkruan AP.

Të fundit